Ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann është takuar ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Bëhet me dije se në fokus të bisedës së tyre ishin lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.
Takimi është njoftuar zyrtarisht nga zyra e delegacionit të BE.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shprehet ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann./Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...