Ambasadorja amerikane reagon pas futjes në listë të zezë të Grubit dhe Bexhetit - Gazeta Express
string(79) "ambasadorja-amerikane-reagon-pas-futjes-ne-liste-te-zeze-te-grubit-dhe-bexhetit"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 7:45

Ambasadorja amerikane reagon pas futjes në listë të zezë të Grubit dhe Bexhetit

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 7:45

“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në rrjetin social X.

Kjo deklaratë vjen pas shpalljes së emrave të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë.

Lexo Edhe:

“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund  dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan ambasadorja Ageler në rrjetet sociale.