string(57) "ambasadori-suedez-per-situaten-ne-veri-eshte-e-nderlikuar"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 9:12

Ambasadori suedez për situatën në veri: Është e ndërlikuar

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 9:12

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e ndërlikuar me një sërë incidentesh që ndodhin herë pas herë.

Tutje, ai ka thënë se po pret zgjedhjet e ardhshme lokale në mënyrë që të ketë kryetarë komunash që do ta kenë legjitimitetin dhe mbështetjen e popullatës atje.

“Epo, situata në veri është një situatë komplekse, duhet ta them këtë. Jam duke pritur zgjedhjet e ardhshme lokale në veri, në mënyrë që të kemi kryetarë komunash që do ta kenë legjitimitetin dhe mbështetjen e popullatës atje. Mendoj se është e rëndësishme t’i rikthehemi kësaj çështjeje.
E kuptoj që, nëse nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk mund të ankohesh për mungesën e politikanëve të duhur. Kjo është një pikë qëndrore dhe e drejtë. Në çdo demokraci, pjesëmarrja është thelbësore – dhe nëse nuk merr pjesë, realisht nuk ke të drejtë të ankohesh për situatën. Por, pres me optimizëm zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, dhe shpresoj që do të kemi kryetarë komunash që do të gëzojnë mbështetjen e plotë të shumicës së popullsisë. Por situata në veri është e ndërlikuar. Ka një sërë incidentesh që ndodhin herë pas here. Siç e tha edhe znj. Kallas, Përfaqësuesja e Lartë, nevojitet që atje të rikthehen gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë nga radhët e shumicës lokale të popullsisë”, ka thënë ai. /Gazeta1o