Ambasadori shqiptar në Shkup ndan poezinë “Në mundsh”: Mesazh për durim, qëndresë dhe dinjitet - Gazeta Express
string(90) "ambasadori-shqiptar-ne-shkup-ndan-poezine-ne-mundsh-mesazh-per-durim-qendrese-dhe-dinjitet"

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 11:07

Ambasadori shqiptar në Shkup ndan poezinë “Në mundsh”: Mesazh për durim, qëndresë dhe dinjitet

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 11:07

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka vijuar sot komunikimin e tij simbolik në rrjetet sociale, duke publikuar poezinë e njohur “Në mundsh” të autorit britanik Rudyard Kipling, në përkthim të Robert Shvarcit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Postimi vjen pas disa ditësh me mesazhe të koduara nga ambasadori, të cilat kanë ngjallur reagime dhe interpretime të shumta në opinion, veçanërisht në kontekstin e debatit për pozitën e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Poezia “Në mundsh” përcjell vlera si durimi, vetëpërmbajtja, qëndresa përballë padrejtësisë, ruajtja e dinjitetit dhe besimi te vetja, duke u lexuar nga ndjekësit si një mesazh i qartë moral dhe etik në një klimë të tensionuar shoqërore e politike.

Ambasadori e ka shoqëruar postimin me hashtagun #LeximiSëDielës, ndërsa reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, me komente që e shohin këtë veprim si vazhdimësi të një qëndrimi të matur, por domethënës diplomatik. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement