Ambasadori Shkurov: Ukraina e përqendruar si do dalë nga zjarri i luftës, njohja e Kosovës çështje kohe - Gazeta Express
string(101) "ambasadori-shkurov-ukraina-e-perqendruar-si-do-dale-nga-zjarri-i-luftes-njohja-e-kosoves-ceshtje-kohe"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2024 19:03

Ambasadori Shkurov: Ukraina e përqendruar si do dalë nga zjarri i luftës, njohja e Kosovës çështje kohe

Lajme

Gazeta Express

02/03/2024 19:03

“Njohja e Kosovës është çështje kohe”, kështu u shpreh ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i cili u shpreh se asgjë nuk është e pamundur, por theksoi se më tepër janë të përqënduar sesi mund të dalin nga zjarri i luftës.Sipas tij çështje e njohjes së Kosovës është më tepër me karakter politik, ku ‘duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme’.

News24: A mendoni se Ukraina duhet ta njohë Kosovën tani?

Lexo Edhe:

Volodymyr Shkurov: Ne e dimë për ndihmën e Kosovës dhe e vlerësojmë këtë ndihmë. Kjo çështje është ne axhende. Ukraina sot më shumë po mendon si do dalë nga zjarri i luftës dhe çështja e njohjes së Kosovës ka më tepër karakter politik, ku duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme.

Unë kam qenë në samitin e datës 29. Një samit  kushtuar zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti u bashkua online. Më shumë se gjysma e fjalimit ka qenë kushtuar Ukrainës dhe gjysma tjetër ishte kushtuar samitit të datës 29. Në samitin e datës 28 kam folur me Presidenten e Kosovës, edhe si diplomat dhe si njeri kam patur përshtypjet nga solidariteti i përzemërt i cili vërtet ekziston. Eksiton një perceptim në teologji, që mund të kufizohet si realizimi i kohës. Mendoj që çështje e Kosovës është në këtë prizëm. Nuk ka asgjë të pamundur, thjesht ekziston si çështje kohe, çështje kohe aktualisht