Ambasadori rus në Beograd: Isha korrekt, Kosova nuk është fare shtet - Gazeta Express
string(66) "ambasadori-rus-ne-beograd-isha-korrekt-kosova-nuk-eshte-fare-shtet"

Gazeta Express

14/12/2019 11:29

Ambasadori rus në Beograd: Isha korrekt, Kosova nuk është fare shtet

Gazeta Express

14/12/2019 11:29

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko, ditë më parë ka bërë një deklaratë që sipas tij “Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë”, raporton Gazeta Express.

Për këtë konstatim të diplomatit rus ka pasur reagime të shumta, e duke e parë një gjë të tillë Harchenko ka reaguar përsëri.

Lexo Edhe:

Sipas tij nuk ka asgjë të gabuar në deklaratat e dhëna dhe se një qëndrim i tillë është ‘korrekt’.

“Lidhur me sulmet e Prishtinës për shkak të deklaratave të mia rreth shtetësisë së rreme. Konsideroj që është e nevojshme që të specifikohet. Kosova nuk është fare shtet. Është pjesë e pandashme e Serbisë në pajtim me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244. Pra ky është plotësisht një qëndrim korrekt”, pretendon ambasadori rus./Express/