Ambasadori rus: Mojtaba Khamenei ndodhet në Iran, por i shmang daljet publike - Gazeta Express
string(75) "ambasadori-rus-mojtaba-khamenei-ndodhet-ne-iran-por-i-shmang-daljet-publike"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 18:24

Ambasadori rus: Mojtaba Khamenei ndodhet në Iran, por i shmang daljet publike

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 18:24

Vendndodhja e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, është konfirmuar nga ambasadori i Rusisë në Teheran.

Sipas deklaratës së tij për median ruse RTVI, Khamenei ndodhet aktualisht në Iran, por po shmang daljet publike “për arsye të kuptueshme”.

Mojtaba Khamenei mori drejtimin pas vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës që shpërtheu më 28 shkurt mes Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, SHBA-të kanë deklaruar se besojnë që Khamenei është plagosur dhe mund të ketë pësuar edhe dëmtime të rënda fizike.

Dalja e tij e fundit publike u regjistrua të hënën e kaluar, kur ai vlerësoi komandantin e ndjerë të marinës iraniane, Alireza Tangsiri, në deklaratën e parë pas 10 ditësh heshtjeje.

Në mesazhin e tij, udhëheqësi i ri suprem i Republikës Islamike e cilësoi Tangsirin si një “komandant krenar dhe të guximshëm”, që shërbeu si “mbrojtës i pavarësisë së Iranit”.

Kohët e fundit kanë qarkulluar spekulime mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi ai nuk është shfaqur në publik që nga nisja e operacionit ushtarak të përbashkët amerikano-izraelit.

Rusia ndërkohë mban marrëdhënie të ngushta me Iranin, me të cilin vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje strategjike partnerite. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement