Ambasadori rus flet në emët të Serbisë: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër - Gazeta Express
string(100) "ambasadori-rus-flet-ne-emet-te-serbise-problemi-i-kosoves-mund-te-zgjidhet-dhe-do-te-ndodhe-jo-neser"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2023 9:31

Ambasadori rus flet në emët të Serbisë: Problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër

Lajme

Gazeta Express

13/09/2023 9:31

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko ka deklaruaar se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër, por për një kohë, por me kthimin e çështjes në kuadër të Rezolutës 1244 dhe duke marrë parasysh interesat e Beogradit”.

Siç deklaroi ai për mediat ruse, kjo do të ndodhë në kushte të reja gjeopolitike.

I dërguari i Moskës në Beograd theksoi mes tjerash se Perëndimit i duhet një siç e quajti “zgjidhje imituese” për Kosovën dhe shtoi se “asgjë e re nuk po propozohet” dhe, sipas tij, “nuk mund të propozohet”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement