Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani u bë pishman për fotografinë e tij me ish ministrin e Brendshëm të periudhave më të errëta të shqiptarëve të Maqedonisë, Ljubomir Fërçkoski. Vetëm gjysmë ore pasi shprehu kënaqësinë e tij për takimin dhe librin që kishte pranuar nga ai, Meidani pas kritikave nga opinioni hoqi postimin. Mbase i njomur akoma në diplomaci Meidani harroi për një moment se kush është Fërçkoski. Për kujtesën e tij:
Urrejtja dhe racizmi i Fërçkoskit ishte deklaruar edhe ndaj shqiptarëve jashtë kufijve. Kjo deklaratë e tij dëshmon qëndrimet e tij homogjeniste ku thotë se me ndihmën e aleatëve (fqinjëve) shqiptarët do t’i detyron të notojnë për në Itali.
“Nëse ballafaqohemi me tezën për të negociuar me terroristët dhe ndarjen e vendit, absolutisht do të ishte më e pranueshme teza e ndërhyrjes së ushtrive greke dhe bullgare bashkërisht me forcat tona mbi logjikën që e dëgjoj nga nxënësit e mi, se mbase neve do të flasim bullgarisht, por ata do të notojnë për në Itali”, deklaroi asokohe Fërçkovski.
Roli i Meidanit së fundi ishte parë në opinion si selektues dhe jo profesional. Nga heshtja e tij ndaj diskriminimit të shqiptarëve, sulmeve fizike dhe verbale, duke përfshi edhe thirrjet raciste e deri te akuzat për ndërhyrje në çështje e brendshme, Meidani vendosi t’i përgjigjet me gjuhën që e vlerëson si diplomatike: Se nuk bën politikë ditore, por shtetërore. /Alsat.mk
Kritikave se si në përfaqësinë diplomatike shqiptare pranoi një njeri që nga shqiptarët kujtohet si “kasapi i ri”, Meidani u përgjigj se e ardhmja ndërtohet mbi vullnetin për të ecur përpara.
“Kujtesa nuk është luks në diplomaci, por detyrim. E ardhmja nuk ndërtohet as mbi relativizim të historisë, as mbi refuzim të dialogut, por mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe vullnetin për të ecur përpara me dinjitet”, shkroi Meidani. /Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2