Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur në takim pune shefin e misionit të OSBE’së në Kosovë, Gerard McGurk.
Ata kanë biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve vendore atyre ndërkombëtare në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.
“Kryeprokurori z.Isufaj dhe ambasadori McGurk theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.”
Po ashtu është diskutuar edhe “rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit”.
“Ambasadori McGurk, riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.”