string(78) "ambasadori-malaj-kosova-ka-te-gjitha-mundesite-per-te-gjetur-zgjidhje-politike"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 9:49

Ambasadori Malaj: Kosova ka të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje politike

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 9:49

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, u shpreh optimist për tejkalimin e krizës institucionale në vend.

Ai ka theksuar se Kosova ka kapacitetet e nevojshme për të ecur drejt një zgjidhjeje.

“Unë mendoj që do të gjendet një zgjidhje politike. Pa dyshim që është zgjatur, por Kosova i ka të gjitha forcat, të gjitha mundësitë që të shkojë drejt zgjidhjeve dhe formimit të institucioneve të veta,” tha ambasadori Malaj.