Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Kjo është bërë e ditur nga LDK’ja, ku është shtuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie karshi këtyre zhvillimeve, shkruan Gazeta Express.
‘‘Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen’’, thuhet mes tjerash në postim.
Tutje, shtohet edhe se gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë.
Postimi:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen.
U diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë, duke vënë theks të veçantë tek përkrahja e Italisë në proceset e rëndësishme shtetformuese të vendit tonë.
Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e konsideruar këtë mbështetje si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.