Ambasadori iranian në Spanjë: Teherani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë - Gazeta Express
string(80) "ambasadori-iranian-ne-spanje-teherani-do-te-sulmoje-cdo-baze-amerikane-ne-evrope"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 18:26

Ambasadori iranian në Spanjë: Teherani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 18:26

Ambasadori i Iranit në Spanjë, Reza Zabib, paralajmëroi se vendi i tij “do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë, nëse do të jetë e nevojshme”, raportoi Sky News.

Diplomati iranian shtoi se Irani është “një vend i aftë të reagojë”, duke rritur tonet kërcënuese mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Spanjës ka urdhëruar forcimin e masave të mbikëqyrjes dhe sigurisë në të gjithë territorin spanjoll, për shkak të kërcënimeve të mundshme, ka transmetuar Panorama

Vendimi vjen pasi Spanja refuzoi t’u lejojë Shteteve të Bashkuara përdorimin e bazave të përbashkëta ushtarake në territorin e saj për sulme ndaj Iranit. Si pasojë, SHBA tërhoqën disa avionë cisternë KC-135 nga bazat në Kadiz dhe Sevilje.

Po ashtu, shkatërruesit amerikanë USS Bulkeley dhe USS Roosevelt, të cilët u larguan nga Kadizi javën e kaluar, morën pjesë në sulmet kundër Iranit, sipas konfirmimit të autoriteteve amerikane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement