Ambasadori iranian: Do të shkojmë në Botëror, e kemi fituar të drejtën e pjesëmarrjes - Gazeta Express
string(83) "ambasadori-iranian-do-te-shkojme-ne-boteror-e-kemi-fituar-te-drejten-e-pjesemarrjes"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2026 15:38

Ambasadori iranian: Do të shkojmë në Botëror, e kemi fituar të drejtën e pjesëmarrjes

Futboll

Gazeta Express

02/03/2026 15:38

Pavarësisht tensioneve të mëdha politike dhe ushtarake që e kanë përfshirë rajonin e Lindjes së Mesme, përfshirë edhe konfliktin midis SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, ambasadori iranian e ka dhënë një mesazh qetësues lidhur me pjesëmarrjen e kombëtares së meshkujve në Botërorin 2026.

Sipas raportimeve të mediave italiane, diplomati Reza Zabib ka deklaruar se Irani e ka fituar të drejtën për të qenë në Botëror dhe synon të jetë prezent në garë këtë verë — pavarësisht shqetësimeve dhe diskutimeve që janë ngritur kohët e fundit rreth sigurisë dhe pjesëmarrjes së vendit në këtë turne, përcjell “Gazeta Express”.

Në ditët e fundit, ka pasur shumë debate për mundësinë që Irani të tërhiqet ose të mos marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të tensioneve ndërkombëtare, pasi kuqeblutë kanë përfunduar në Grupin G dhe do t’i luajnë ndeshjet e tyre të fazës së grupeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, sipas ambasadorit, ekipi kombëtar iranian është gati dhe i vendosur ta realizojë ëndrrën e kualifikimit, duke nxjerrë në pah faktin se lojtarët dhe Federata kanë punuar fort për ta arritur këtë pikë dhe besojnë se e kanë fituar të drejtën për të qenë në Botëror.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës po diskutohet gjerësisht edhe në komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që FIFA ka bërë me dije se po i monitoron zhvillimet dhe shpreson që situata të përmirësohet në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në pjesëmarrjen e skuadrave të kualifikuara.

Irani e ka siguruar kualifikimin në fazën finale të Botërorit për herë të katërt radhazi, por rreziku i mospjesëmarrjes mbetet objekt diskutimi për shkak të zhvillimeve gjeopolitike që vazhdojnë të ndikojnë në vendet e përfshira. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement