Ambasadori i Zvicrës: Investitorët zviceranë duan garanci ligjore si kusht për të investuar në Kosovë - Gazeta Express
string(100) "ambasadori-i-zvicres-investitoret-zvicerane-duan-garanci-ligjore-si-kusht-per-te-investuar-ne-kosove"

Ambasadori i Zvicrës: Investitorët zviceranë duan garanci ligjore si kusht për të investuar në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

01/04/2024 8:45

Garanci ligjore është njëra nga kërkesat kryesore që po kërkojnë investitorët zviceranë. Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Kryediplomati zviceran ka bërë të ditur se komuniteti i biznesit të këtij shtetit e sheh të rëndësishme të ketë garanci në Kosovë, në mënyrë që të shtohen investimet.

Lexo Edhe:

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi rolin e garancive ligjore për investimet dhe që ne shohim se Zvicra është investimi i dytë i rëndësishëm në vend dhe ajo që dëgjoj nga komuniteti i biznesit është shumë e rëndësishme të ketë garanci dhe rolin e ligjit”, u shpreh ambasadori.

“Mendoj se ajo që investitorët zviceranë duhet të bëjnë këtu në Kosovë, janë njerëzit dhe prandaj ne jemi këtu. Kemi nevojë për njerëz të trajnuar që duan të investojnë dhe të mësojnë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme”, deklaroi ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher. /EO