Më herët sot, Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, i tha emisionit Face the Nation të CBS se asnjë opsion nuk është “jashtë tryezës” kur bëhet fjalë për Iranin – përfshirë bombardimin e një centrali bërthamor.
I pyetur në lidhje me kërcënimin e Trump për të “zhdukur” infrastrukturën energjetike të Iranit, Waltz thotë: “Epo, unë kurrë nuk do t’i hiqja asgjë nga tryezën presidentit, sigurisht jo në televizionin kombëtar, ka raportuar BBC, tranmseton Gazeta Express.
“Mendoj se pika e rëndësishme këtu është të kuptojmë se IRGC, një organizatë e deklaruar terroriste, jo vetëm nga ne, por në një numër vendesh evropiane, kontrollon një pjesë të madhe të infrastrukturës kritike të Iranit, ekonomisë së tyre dhe sigurisht shumë prej institucioneve të tyre qeverisëse.
“Dhe kështu, në masën që po degradojmë aftësinë e tyre ushtarake dhe bazën e tyre industriale të mbrojtjes, të gjitha opsionet duhet të jenë në tryezë, dhe presidenti e ka bërë këtë shumë të qartë.”