Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Shkup, deklaron se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport e as në shoqëri, teksa ka bërë një reagim për thirrjet antishqiptare që u bënë gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.
Ai tha se thirrjet fyese në Kumanovë, janë alarm për të gjithë, gjithashtu pret që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut “të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi” ndaj këtij rasti.
Reagimi i tij i plotë:
Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport — as në shoqëri.
Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne.
Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo.
📣 Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi.
#Respekt #Bashkëjetesë #SportPaUrrejtje #Shqiptarët #Kumanovë #Ballkani #EArdhmjaEuropiane