Ambasadori i ri slloven ia dorëzon letrat kredenciale Presidentes, bën homazhe te shtatorja e Rugovës - Gazeta Express
string(100) "ambasadori-i-ri-slloven-ia-dorezon-letrat-kredenciale-presidentes-ben-homazhe-te-shtatorja-e-rugoves"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 17:33

Ambasadori i ri slloven ia dorëzon letrat kredenciale Presidentes, bën homazhe te shtatorja e Rugovës

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 17:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Osmani i ka uruar ambasadorit Blaj mirëseardhjen në Kosovë dhe e ka përgëzuar atë për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

”Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Në takim, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhjen në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor.