OSBE ka njoftuar se ambasadori Gerard McGurk është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm në detyrë të RTK’së, Hysen Hundozi me të cilin kanë biseduar për sfidat aktuale të RTK’së.
Ai ka thënë se ka theksuar nevojën urgjente për të zgjidhur situatën aktuale me RTK-në.
Si transmetues publik, RTK luan një rol jetësor në sigurimin që të gjitha komunitetet të kenë qasje në kohë në informacion të saktë dhe të paanshëm. Ngërçi aktual institucional kërcënon pavarësinë, vazhdimësinë e RTK-së dhe minon të drejtën themelore të publikut për informacion.”
McGurk shton se është e rëndësishme hartimi i një ligji për RTK’në.
“Kjo situatë nënvizon rëndësinë e një Ligji për RTK-në që do të ofrojë një model financimi të qëndrueshëm afatgjatë. OSBE mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë rezultat.”
OSBE u ka bërë thirrje institucioneve dhe aktorëve përkatës të veprojnë shpejt për ta mbrojtur shërbimin e pandërprerë të RTK’së para zgjedhjeve të 12 tetorit.
“Misioni u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe aktorëve përkatës të veprojnë shpejt për të mbrojtur shërbimin e pandërprerë të RTK-së përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke garantuar njëkohësisht pavarësinë dhe stabilitetin financiar afatgjatë të RTK-së.”