Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton fabrikën e Birra Peja: Një model i suksesit teknologjik në rajon - Gazeta Express
string(107) "ambasadori-i-mbreterise-se-bashkuar-viziton-fabriken-e-birra-peja-nje-model-i-suksesit-teknologjik-ne-rajon"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:32

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar viziton fabrikën e Birra Peja: Një model i suksesit teknologjik në rajon

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 17:32

Fabrika e Birra Peja mirëpriti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, në një vizitë zyrtare që nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe industrial ndërmjet dy vendeve.

Gjatë vizitës, ambasadori dhe delegacioni shoqërues u pritën ngrohtësisht nga menaxhmenti i kompanisë, nën drejtimin e z. Blerim Devolli dhe znj. Jona Devolli, te cilet prezantuan në mënyrë të detajuar linjat moderne të prodhimit të birrës nga kontrolli rigoroz i lëndëve të para, deri te proceset automatike të paketimit.

Ambasadori britanik u shpreh i impresionuar me teknologjinë e avancuar, standardet e larta të cilësisë, si dhe investimet kapitale të realizuara në fabrikën e Pejës, duke e cilësuar atë si një nga ndërmarrjet më të zhvilluara në rajon.

Vizita përfshiu edhe një prezantim të portofolit të produkteve të Birra Peja, si dhe diskutime rreth mundësive për zgjerimin e eksporteve në tregun britanik dhe bashkëpunimeve të ardhshme zhvillimore, me fokus në inovacion dhe rritje të qëndrueshme.

Kjo vizitë jo vetëm që thekson rolin e Birra Peja si një lider industrial në Ballkan, por edhe hap horizonte të reja për partneritete ndërkombëtare që mbështesin prodhimin cilësor dhe eksportin e markave autentike nga Kosova.