Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka vendosur ta lë X-in, platformën e Elon Musk, të njohur më herët si Twitter.
Jorn Rohde tha në një video të publikuar nga faqja e Ambasada e Gjermanisë në Facebook se është larguar nga kjo platformë, për të cilën thotë se është bërë “një vend i përmbytur nga gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit”.
“Mjaft është mjaft. Unë kam vendosur të largohem përgjithmonë nga X ose Twitter, siç njihej më parë! Pse? Për mua, X ka degjeneruar në një vend të përmbytur nga gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe teoritë e konspiracionit”, tha ai.
“Shumë postime synojnë t’i minojnë institucionet tona demokratike dhe shtyhen nga algoritme ku shkëmbimi apo debati i duhur nuk është më i mundur”, shtoi Rohde.
Postime të tilla, ai tha se ka parë çdo ditë në X, ndërsa shtoi se është lodhur me këto “mbeturina”.
“Dhe e gjithë kjo po ndodh nën banerin e rremë të fjalës së lirë”, tha Rohde.
Ambasadori tha se tash do të kalojë në platformën Bluesky.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...