string(74) "ambasadori-i-be-silvio-gonzato-monitoron-zgjedhjet-ne-kzaz-nr-36-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 10:05

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato monitoron zgjedhjet në Kzaz nr. 36 në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 10:05

Shqipëria zgjedh sot qeverinë e ardhshme. Këtë të diel në 11 maj prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët shqiptarë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato po monitoron zgjedhjet në Kzaz nr. 36 në kryeqytet.

3.7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.

Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.

Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale.