Ambasadori i BE flet për herë të parë për aludimet për një lidhje intime me zv.ministren e Brendshme - Gazeta Express
string(100) "ambasadori-i-be-flet-per-here-te-pare-per-aludimet-per-nje-lidhje-intime-me-zv-ministren-e-brendshme"

Ambasadori i BE flet për herë të parë për aludimet për një lidhje intime me zv.ministren e Brendshme

Gazeta Express

14/02/2020 12:21

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca është përfolur për një marrëdhënie intime me zv/ ministren e Brendshme, Romina Kuko.

Dhe për herë të parë zyrtari Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me lajmet. Soreca është shprehur se lajmet janë të rreme ndërsa zbuloi edhe arsyen pse nuk reagoi deri më sot publikisht.

Lexo Edhe:

“Sepse nuk doja që ti jepja rëndësi lajmeve të rreme. Lajmet e rreme janë të këqija, shpifja është e keqe. Kush janë ata që shpërndajnë lajme të këqija pas disa kohësh kjo sjellje e keqe u shkon kundër,”-tha ai i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel.


Reagimi i zv.ministres

Ndërkohë dy ditë më parë ka reguar edhe zv.ministrja Kuko e cila i quajti pretendimet  goditje nën brez.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko në Vizion Plus.

Korrupsioni

Ambasadori i BE në lidhje me akuzat për korrupsion u shpreh se nuk është dakord me ata që akuzojnë kolegët.
Soreca shtoi se përfaqëson një institucion dhe është i monitoruar gjatë gjithë kohës.

“Më lejoni të them një gjë dhe nuk do të spekuloj për arsye se nuk jam fare dakord me ata që akuzojnë kolegët me korrupsion. Një ambasador nuk është një person apo individ është një institucion dhe përgjigjet jepen në formë institucionale. Ne flasim në emër të institucionit dhe pozicioni ynë është bërë i qartë, është qartësuar nga institucioni ynë më i lartë, jo vetëm unë por çdo ambasador tjetër. Çdo gjë që bëjmë monitorohet. Çdo gjë ndiqet, spekulohet, asnjëherë nuk i konsiderojmë spekulimet si aktakuza për korrupsion,”- u shpreh Soreca.
Soreca gjithashtu tha se ndihet i privilegjuar dhe me fat që është ambasador në vendin tonë.

“Unë jam vërtet i privilegjuar që jam këtu. Kjo për arsye sepse puna që bëj unë është një punë e mrekullueshme, fantastike. Jam ambasador i BE në një vend kandidat në të cilën 97% e popullsisë e mbështet Bashkimin Europian. Në mënyrë të paevitueshme jam me fat dhe i privilegjuar si ambasador por jam me fat që jam i rrethuar nga persona të shkëlqyer,”- përfundoi ai.