Ambasadori Hovenier takon përfaqësues të serbëve të Kosovës, opozitarë të Listës Srpska - Gazeta Express
string(86) "ambasadori-hovenier-takon-perfaqesues-te-serbeve-te-kosoves-opozitare-te-listes-srpska"

Ambasadori Hovenier takon përfaqësues të serbëve të Kosovës, opozitarë të Listës Srpska

Lajme

Gazeta Express

22/08/2023 16:07

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka pritur sot në ambasadë disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, opozitarë të Listës Srpska.

Ai tha se me ta ka diskutuar për çështje të komunitetit të tyre, derisa tha se SHBA përkrah një Kosovë multietnike.

Lexo Edhe:

“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar ai.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, ish-kryetari i Graçanicës Branimir Stojanoviq, Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa Qytetare.

Ky takim vjen para mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas dakordimit të Kosovës me BE-në në Bratislavë për të shtensionuar situatën në veri të vendit./Express/