Ambasadori Hovenier: Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve - Gazeta Express
string(92) "ambasadori-hovenier-mohimi-dhe-glorifikimi-i-krimeve-te-luftes-cnderon-kujtimin-e-te-vrareve"

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 12:05

Ambasadori Hovenier: Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 12:05

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se janë të vetëdijshëm për përpjekjet që të rishkruhet historia e dokumentuar mirë e Masakrës së Reçakut, raporton Gazeta Express.

Hovenier foli në ceremoninë përkujtimore të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, tha se mohimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve.

Lexo Edhe:

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqintepretuar faktet rreth këtyrë mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa”, tha ai.

Ai tha se Masakra e Reçakut ishte arsye që ShBA-ja dhe aleatët e NATO-s invervenuan për të mbrojtur civilët e pambrojtur.

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-të në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”, tha ai.