Ambasadori gjerman dhe ai francez shkojnë në Klinë ku u gërmua një vilë e kohës romake - Gazeta Express
string(86) "ambasadori-gjerman-dhe-ai-francez-shkojne-ne-kline-ku-u-germua-nje-vile-e-kohes-romake"

Ambasadori gjerman dhe ai francez shkojnë në Klinë ku u gërmua një vilë e kohës romake

Lajme

Gazeta Express

26/05/2024 23:25

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde bashkë me atë të Francës, Olivier Guerot kanë vizituar një lokacion në Klinë ku është gëmruar një vilë romake.

Rohde ka shkruar në platformën “X”, të dielën, për rëndësinë e arkeologjisë.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se në këtë drejtim Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante.

“Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante, por edhe shumë vende arkeologjike që ende nuk janë zbuluar dhe ruajtur. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj një lokacion afër Klinës ku është gërmuar një vilë romake. Vizitë e shkëlqyer me Olivier Guerot. Faleminderit Elvis Shala dhe Sali Shoshi”, ka shkruar ai. /Gazeta Express