string(117) "ambasadori-francez-ne-seli-te-ldk-se-abdixhiku-ia-permend-qeverine-e-unitetit-si-zgjidhje-per-krizen-politike-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 15:45

Ambasadori francez në seli të LDK-së, Abdixhiku ia përmend “Qeverinë e Unitetit” si zgjidhje për krizën politike në vend

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 15:45

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve politike në vend, krizës institucionale dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj situate, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku në takim ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit si rrugë për dalje nga kriza institucionale.

“Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e LDK-së, shkruan Express.

Abdixhiku tutje ka thënë se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme.

“Dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore”, ka thënë Abdixhiku.