Ambasadori Dugolli shihet me Rubion në festimet për pavarësinë e SHBA-së, flet për forcim raportesh Kosovë-Amerikë - Gazeta Express
string(113) "ambasadori-dugolli-shihet-me-rubion-ne-festimet-per-pavaresine-e-shba-se-flet-per-forcim-raportesh-kosove-amerike"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 15:45

Ambasadori Dugolli shihet me Rubion në festimet për pavarësinë e SHBA-së, flet për forcim raportesh Kosovë-Amerikë

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 15:45

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Dugolli në kuadër të festimeve ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Dugolli ka thënë se është krenar që qëndron krahas mikpritësve bujarë për të nderuar rëndësinë e një dite të tillë të veçantë dhe për të forcuar lidhjet mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Krenar që qëndrojmë krah për krah me mikpritësit tanë bujarë për të nderuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe për të forcuar lidhjet e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës”, ka shkruar ai.