Ambasadori Dren Doli i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK-së: Ambasada e Kosovës gjithmonë i ndjek me kujdes gjykimet në Hagë - Gazeta Express
string(130) "ambasadori-dren-doli-i-pranishem-ne-seancen-ndaj-krereve-te-uck-se-ambasada-e-kosoves-gjithmone-i-ndjek-me-kujdes-gjykimet-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 8:41

Ambasadori Dren Doli i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK-së: Ambasada e Kosovës gjithmonë i ndjek me kujdes gjykimet në Hagë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 8:41

I pranishëm në seancës e sotme ndaj krerëve të UCK-së në Hagë do të jetë edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.

Ai thotë se si ambasador, kjo nuk është hera e parë që të dërguarit e Kosovës me detyrë atje, marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale.

Sipas tij kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën i përcjell këto seanca cdo herë.

“Një gjë mund ta them, se kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën dhe në të tashmen… I përcjellim çdo herë, ose online ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, tha ai.

Doli u pyet edhe për prezencën e policisë në ambasadë.

“Asnjëherë se nuk kërkojmë mbrojtje nga popullit të Kosovës. Kjo është ambasada  e Kosovës, shtëpia e kosovarëve dhe s’kemi arsye”.