Ambasadori britanik vlerëson përpjekjen e Osmanit për të gjetur zgjidhje në pajtim me Kushtetutën - pasojat e bllokadës do të ishin të rënda - Gazeta Express
string(138) "ambasadori-britanik-vlereson-perpjekjen-e-osmanit-per-te-gjetur-zgjidhje-ne-pajtim-me-kushtetuten-pasojat-e-bllokades-do-te-ishin-te-renda"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:49

Ambasadori britanik vlerëson përpjekjen e Osmanit për të gjetur zgjidhje në pajtim me Kushtetutën – pasojat e bllokadës do të ishin të rënda

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:49

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka bërë të ditur se të martën është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim, Hargreaves ka thënë se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.

“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves.