Ambasadori britanik takon anëtarët e AGK’së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë, është thelbësore për demokracinë - Gazeta Express
string(120) "ambasadori-britanik-takon-anetaret-e-agkse-jemi-te-perkushtuar-ta-mbrojme-median-e-lire-eshte-thelbesore-per-demokracine"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 17:47

Ambasadori britanik takon anëtarët e AGK’së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë, është thelbësore për demokracinë

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 17:47

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, si dhe me disa anëtarë të tjerë të këtij asociacioni.

Në njoftimin e tij, Hargreaves theksoi se biseda u përqendrua në gjendjen e mjedisit mediatik në vend.

“Sot prita në takim në Ambasadë anëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për të biseduar rreth mjedisit mediatik në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme. Gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një debat publik të informuar.” – ka shkruar Ambasadori.