Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka shkuar për urime kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.
Ai ka thënë se me Bashën janë pajtuar që Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht.
“Sot takova kryetarin e ri të kuvendit, Dimal Basha, për ta uruar për zgjedhjen e tij. Ne u pajtuam për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që është e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresonim që situata të zgjidhej shpejt për t’i lejuar Kuvendit dhe një qeverie të re të vazhdojnë me punën e tyre jetësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu biseduam për rëndësinë e konsultimit kuptimplotë me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqërinë e Kosovës dhe ramë dakord për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë.”, ka shkruar ai.