Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Corporation, fuqi ekonomike për Kosovën - Gazeta Express
string(77) "ambasadori-britanik-hargreaves-devolli-corporation-fuqi-ekonomike-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 20:08

Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Corporation, fuqi ekonomike për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 20:08

Në ambientet e fabrikës “Prince Caffe” në Pejë, sot erdhi një mysafir i veçantë.

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves vizitoi çdo cep të vendit ku prodhohet kafja.

Ai u prit nga themeluesi Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë nga kush edhe u njoftua me procesin në plotni.

Hargreaves tha për Klan Kosova se ishte i lumtur që kishte realizuar një vizitë të këtillë në një vend që përbën fuqi ekonomike për Kosovën.

Poashtu i lanë përshtypje dy elemente:

“E mrekullueshme të jem këtu sot. Më bënë përshtypje të madhe dy gjëra. E para, shtetet e shumta me të cilat kjo fabrikë ka bashkëpunim me shumëllojshmërinë e kafesë që prodhon. Dhe e dyta numri i personave të punësuar. Për Kosovën është e rëndësishme të ketë kompani të këtilla me këso kapacitete”, u shpreh Hargreaves pas vizitës disaorëshe tek Devolli Corporation.

Kujtojmë se ambasadori i Britanisë kishte vizituar edhe pikën e prodhimit të dyshekëve “Comodita” në Gjakovë ku ishte shprehur i habitur me kapacitetet e cilësinë e kësaj kompanie që është poashtu nën ombrellën e korporatës Devolli.