Ambasadori britanik e takon Haxhiun, bisedojnë edhe për zgjedhjen e Presidentit - Gazeta Express
string(78) "ambasadori-britanik-e-takon-haxhiun-bisedojne-edhe-per-zgjedhjen-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 11:54

Ambasadori britanik e takon Haxhiun, bisedojnë edhe për zgjedhjen e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 11:54

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves njoftoi për një takim me kryetaren e Kuvendit, Alblulena Haxhiu.

Hargreaves tha se e përgëzoi Haxhiun që mori pozitën e kryeparlamentares dhe tha se me të folën edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

“E mirëprita përparimin e shpejtë që Kuvendi ka bërë në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Diskutuam për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shprehëm pritjen për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi ambasadori britanik në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement