Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar përfaqësuesen e Kosovës pas kualifikimit historik në fazën e “playoff-it” të Kupës së Botës 2026.
“Urime për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin në play-off për Botërorin! Po pres me padurim ndeshjen e së martës dhe ju uroj fat ekipit”, ka thënë ambasadori në një postim në rrjetin social Facebook, përcjell Gazeta Express.
Kosova do të luaj të martën ndeshjen e fundit të kualifikimeve kundër Zvicrës në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45. /GazetaExpress/