Ambasadori Bajrami për zhvillimet në Bruksel, "ishte një ditë e mirë" - komentuesi "a na tregon pse?" - Gazeta Express
string(93) "ambasadori-bajrami-per-zhvillimet-ne-bruksel-ishte-nje-dite-e-mire-komentuesi-a-na-tregon-pse"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 9:32

Ambasadori Bajrami për zhvillimet në Bruksel, “ishte një ditë e mirë” – komentuesi “a na tregon pse?”

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 9:32

Mungesa e marrjes së vendimeve nga ana e Bashkimit Europian për pritjet që i patën shtetet e  Ballkanit Perëndimor prodhoi sërish zhgënjim te këta partnerë europianë.

Megjithatë, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e cilësoi si ditë të mirë ditën e parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Lexo Edhe:

“Të enjten me presidenten Vjosa Osmani në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Këshillin Europian. Ishte një ditë e gjatë, por plot me ngjarje dhe në fund të fundit një ditë shumë e mirë. Kosova ka ofruar të gjitha argumentet e nevojshme. Ne tani provuam argumentet tona. Dhe presim për verdiktin e BE-së”.

Ky konstatim i ambasadorit nxiti kureshtjen e një qytetari që pyeti se çka doli e mirë nga Samiti për Kosovën, e cila s’mori ndonjë vendim konkret për çështjen e liberalizimit të vizave dhe as për Shqipërinë që s’mori po ashtu vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Ju lutem tregona pse ka qenë ditë e mirë për Kosovën apo Shqipërinë?”, tha një ndjekës i Bajramit.  

Ky i fundit i dha një përgjigje komentuesit dhe tregoi që ka një dallim tani dhe në të kaluarën për procesin e liberalizimit.

“Argumentet e Kosovës askush nuk i kundërshtoi. Përkrahja ishte e qartë dhe e gjerë. Vendimi nuk është në duart tona, por nëse deri dje na është thënë “keni ende pune për të bërë”, sot na thuhet “na mbetet ne ta kryejmë punën”. Sigurisht, ne nuk do ndalemi”, ka shkruar Bajrami.

Nga dita e parë e Samitit, në pikat e nxjerra në përfundime, për Kosovën flitet vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe përparimin në dialog. Në këto pika nuk flitet për heqjen e vizave./Gazeta Express/