Ambasadori amerikan, Hovenier: Lojë e shkëlqyer në gjysmëfinale, urime dhe suksese Yllit në finale - Gazeta Express
string(95) "ambasadori-amerikan-hovenier-loje-e-shkelqyer-ne-gjysmefinale-urime-dhe-suksese-yllit-ne-finale"

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 23:30

Ambasadori amerikan, Hovenier: Lojë e shkëlqyer në gjysmëfinale, urime dhe suksese Yllit në finale

Sport

Gazeta Express

14/05/2022 23:30

Golden Eagle Ylli siguroi sonte kalimin për në finale, pasi shënoi fitore edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 56:75, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga afër këtë ndeshje e përcolli edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffe Hovenier.

Ai e cilësoi këtë përballje si të shkëlqyer, teksa Yllit i uroi suksese në finale.

“Lojë e shkëlqyer. Sigal Prishtina kundër Golden Eagle Yllit në gjysmëfinale. Urime Golden Eagle Ylli dhe suksese në finale”, shkroi Hovenier.

Ndryshe, Ylli në finale do të takohet me Trepçën ose Pejën. Seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është 2:0 në favor të mitrovicasve. /Gazeta Express/