Ambasadori Ajeti: Kosova është pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit - Gazeta Express
string(72) "ambasadori-ajeti-kosova-eshte-pjese-e-rendesishme-e-procesit-te-berlinit"

Ambasadori Ajeti: Kosova është pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 14:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar në Gjermani. Këtë e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, duke treguar se ky qëndrim i kreut të MPB-së po bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit, shkruan Gazeta Express.

Ambasadori Ajeti ka shkruar ndër të tjera se Kosova është pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit, që sipas tij është një tregim suksesi .

Lexo Edhe:

Ky udhëtim i kreut të MPB-së drejt Gjermanisë vjen pas dy vizitave rresht të emisarit gjerman, Manuel Sarrazin, dhe kërkesave gjermane për heqje të masës së sigurisë për mallrat serbe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që Kosova s’ka dhëne shenja të pranimit të kërkesës gjermane, Sarrazin dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë përmendur mundësinë që Kosova të mbetet e vetme jashtë Procesit të Berlinit./Express/