Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott, ka ndjekur nga afër sot ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi.
Ai u shpreh i kënaqur që ishte pjesëmarrës në ndeshjen e parë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, atë kundër Austrisë, shkruan Gazeta Express.
Abbott tha gjithashtu se atmosfera ishte e shkëlqyer, me të gjithë të pranishmit që e shijuan këtë ndeshje.
“Kënaqësi e vërtetë që mund të marr pjesë në ndeshjen e parë ndërkombëtare të ragbit të Kosovës. Atmosferë e shkëlqyer me të gjithë duke e shijuar ndeshjen. Nuk jam i sigurt se rezultati kishte rëndësi!”, shkroi Abbott në “Twitter”. /Gazeta Express/
Great atmosphere with everyone enjoying the match. Not sure the score mattered! 2/ pic.twitter.com/xuU6wggOAF
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) April 1, 2023