Ambasadorët e QUINT-it dhe Kurti nisen drejt Presidencës për takim të përbashkët me Osmanin - Gazeta Express
string(91) "ambasadoret-e-quint-it-dhe-kurti-nisen-drejt-presidences-per-takim-te-perbashket-me-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 12:01

Ambasadorët e QUINT-it dhe Kurti nisen drejt Presidencës për takim të përbashkët me Osmanin

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 12:01

Pas komunikatës së lëshuar sot në mëngjes lidhur me referendumin e Serbisë, ambasadorët e shteteve të QUINT-it do të realizojnë një takim të përbashkët në presidencë bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Ata bashkë me kryeministrin Kurti janë nisur drejt presidencës për takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një takim i tillë vjen pas letrës së dërguar në mëngjes, ku kanë kërkuar që të lejohen serbët të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e mëhershme ku OSBE-ja merrej me grumbullimin e votave.

” Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve te shtetit të sundimit te ligjit. Ne besojmë se këto reforma janë një hap përpara drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët  e Serbise që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.

I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, thuhej në reagimin e përbashkët të QUINT-it dhe zyrës së BE-së.

Një kërkesë e till ishte kundërshtuar dje nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka deklaruar se serbët mund të votojnë vetëm përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. /GazetExpress/

Kryeministri Kurti drejt presidencës: