Ambasadaorja e Shqipërisë: 11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael, iu kemi dhënë udhëzime - Gazeta Express
string(88) "ambasadaorja-e-shqiperise-11-shqiptare-jane-te-bllokuar-ne-izrael-iu-kemi-dhene-udhezime"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 17:10

Ambasadaorja e Shqipërisë: 11 shqiptarë janë të bllokuar në Izrael, iu kemi dhënë udhëzime

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 17:10

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.

Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.

“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në shtetin izraelit./Tv Klan

Advertisement
Advertisement
Advertisement