Një mesazh kërcënues nga një kosovar ka alarmuar ambasadën ruse në Tiranë.
Mësohet se në “Facebook-un” e ambasadës ruse kanë ardhur disa mesazhe kërcënuese, që vetë ambasada, nga kërkimet që ka bërë, thotë se autor është një shtetas nga Peja.
“Do të vras të gjithë ata që ndodhen brenda ambasadës”, shkruhet në mesazh.
Për ditë me radhë, ka pasur një shërbim policor për 24 për orë në ambasadë, por pasi u pa se nuk ka një kërcënim serioz, policia tashmë bën patrullim të herëpashershëm rreth ambasadës.
Pas një investimi milionësh të bërë nga UBT, nga sot Kosova është bërë zyrtarisht me qendrën e parë ekselente...