Ambasada e Italisë në Kosovë, një ditë pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se mirëpresin zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit.
Në këtë reagim, Ambasada shprehet se mezi presin të shohin konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejt të Qeverisë së re.
“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.