Ambasada holandeze në Tiranë: Mbështesim punën e jashtëzakonshme të SPAK, dy projekte në vazhdim - Gazeta Express
string(94) "ambasada-holandeze-ne-tirane-mbeshtesim-punen-e-jashtezakonshme-te-spak-dy-projekte-ne-vazhdim"

Shqiperi

Gazeta Express

06/02/2025 20:57

Ambasada holandeze në Tiranë: Mbështesim punën e jashtëzakonshme të SPAK, dy projekte në vazhdim

Shqiperi

Gazeta Express

06/02/2025 20:57

Ambasada e Holandës në Tiranë ka shprehur mbështetjen për SPAK, duke theksuar angazhimin e përhershëm për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. 

Përmes një reagimi, ambasada shprehet se mbështetja realizohet përmes programit MATRA, ndërsa njofton edhe projektin e dytë të zbatuar nga CILC.

Holanda, nëpërmjet Programit MATRA, vazhdon të mbështesë SPAK-un në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit ligjor. Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë – të zbatuar nga CILC – i fokusuar në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK. Ne e njohim dhe vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që ka bërë SPAK dhe me dy projekte në vazhdim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tone”-thuhet në reagimin e ambasadës holandeze në Tiranë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement