Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pasi e politizoi prezencën humanintare të FSK-së për të gjetur trupin e një të riu që vdiq në Ujman.
Partia e Albin Kurtit e quajti këtë si “zbarkim i FSK-së në veri”.
Ambasada ka theksuar edhe raportimet se Lëvizja Vetëvendosje manipuloi fotografitë, duke larguar makineritë e KFOR’it që shoqëruan FSK-në.
Për ambasadën një manipulim i tillë është promovim i narrativës së rrejshme.
Më poshtë deklarata e plotë e ambasadës:
Ambasada Gjermane është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar vendosjen e sotme të një ekipi të specializuar të Kërkimit dhe Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Gazivodës – një operacion i lehtësuar nga KFOR-i në përputhje të plotë me mandatin e tij dhe i miratuar nga Komandanti i KFOR-it vetëm për qëllime humanitare. Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë një moment pikëllimi kolektiv, jo një rast për pikë politik.
Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit.
Ambasada Gjermane përsërit mbështetjen e saj të plotë për KFOR-in dhe mandatin e tij, dhe shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë personelin e KFOR-it dhe FSK-së të përfshirë në përpjekjet e sotme të rimëkëmbjes. Profesionalizmi dhe bashkëpunimi i tyre i shërbejnë të mirës publike dhe shërbejnë si një kujtesë për atë që mund të arrihet kur institucionet punojnë së bashku në shërbim të dinjitetit njerëzor.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...