Ambasada gjermane: Shpresojmë që presidenti të zgjidhet brenda afateve për të shmangur kthimin te pasiguria e kufizimet institucionale - Gazeta Express
string(133) "ambasada-gjermane-shpresojme-qe-presidenti-te-zgjidhet-brenda-afateve-per-te-shmangur-kthimin-te-pasiguria-e-kufizimet-institucionale"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 15:59

Ambasada gjermane: Shpresojmë që presidenti të zgjidhet brenda afateve për të shmangur kthimin te pasiguria e kufizimet institucionale

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 15:59

Kosova është në prag të periudhës kur do të duhet të përmbyllet procesi i zgjedhjes së presidentit të ri. Pavarësisht takimeve të kreut të LVV-së, Albin Kurti, me krerët e PDK-së dhe LDK-së, ende s’ka asnjë marrëveshje apo emër konkret. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Besnik Velija

Lidhur me këtë situatë kanë folur për Gazeta Express nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke thënë se shpresojnë që presidenti i ri të zgjidhet brenda një afateve parapara për të shmangur kthimin ne periudhat e pasigurisë dhe kufizimeve institucionale.

Zëdhënësja e Ambasadës, Catalina Heine, ka thënë se Gjermania pret që të gjitha partitë politike të veprojnë në interesin më të mirë të qytetarëve.

“Ambasada Gjermane shpreson që një President i ri të zgjidhet brenda afateve për të shmangur kthimin në një periudhë pasigurie dhe funksionimi të kufizuar institucional dhe për të siguruar përparim në rrugën e integrimit evropian. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve që përfaqësojnë”, ka thënë Heine për Gazetën Express.

Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e Kosovës në vitin 2021. Shefja e shtetit ka shprehur gatishmëri për të udhëhequr me presidencën edhe për një mandat, megjithatë emri i saj nuk është propozuar nga asnjë prej partive.

Lëvizja Vetëvendosje dhe GUXO të pyetur rreth emrit të Vjosa Osmanit, kanë thënë se s’është çështje e dy apo tre votave dhe se për zgjedhjen e presidentit iu duhet patjetër edhe opozita.

PDK ka kërkuar që president të jetë dikush i propozuar nga ta, derisa LDK ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të një emri jopolitik nga të gjitha partitë apo një emër nga një marrëveshje LDK-LVV.

Megjithatë deri tani nuk dihet asnjë detaj specifik rreth procesit dhe rrugës që do të ndiqet për zgjedhjen e presidentit të ri, teksa emra të ndryshëm qarkullojnë si kandidatë të mundshëm për president./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement