Ambasada gjermane: Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, s’ka drejtësi pavarësisht premtimeve që autorët do të mbahen përgjegjës - Gazeta Express
string(129) "ambasada-gjermane-radoiciq-vazhdon-te-jete-i-lire-ne-serbi-ska-drejtesi-pavaresisht-premtimeve-qe-autoret-do-te-mbahen-pergjegjes"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:13

Ambasada gjermane: Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, s’ka drejtësi pavarësisht premtimeve që autorët do të mbahen përgjegjës

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:13

Ambasada gjermane në Kosovë ka kërkuar drejtësi pa vonesa të mëtejshme për sulmin terrorist të Banjskës që ndodhi sot dy vjet më parë.

Ambasada tha se lideri i vetëshpallur i këtij sulmi, Milan Radoiçiqi, vazhdon të lëvizë lirshëm në Serbi, ndërsa vazhdon të mos ketë drejtësi për vrasjen e policit Afrim Bunjaku pavarësisht premtimeve.

“Kanë kaluar dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë, dhe megjithatë, udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit, Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. Kanë kaluar dy vjet nga vrasja e zyrtarit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe pavarësisht premtimeve të ndryshme se autorët do të dalin para drejtësisë, ende nuk është vendosur drejtësi. Kjo mosndëshkueshmëri e qartë është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të vendosen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, ka shkruar ambasada gjermane.

Sulmin terrorist të Banjkës e kanë përkujtuar edhe misionet tjera diplomatike në vend krahas kërkesës për vendosje të drejtësisë./Express/