Ambasada gjermane në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët.
Që nga dita e sotme, 23 nëntor 2020, sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish, por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të jetë i reduktuar.
Si pasojë do të ketë një shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve, ndërsa të gjithë qytetarët që janë të prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht.
Njoftimi i plotë:
Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar
Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.
Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.