Ambasada e Francës në Kosovë në një postim në X ka prezantua Kështjellën e Rambouillet, për të cilën tha se ajo shërbeu si vendtakim i diplomacisë.
Këtu ambasada kujtoi edhe Konferencën për Kosovën, e cila u mbajt në këtë kështjellë.
“E ndërtuar në shekullin XIV, Kështjella e Rambouillet përfaqëson një vend të rëndësishëm të trashëgimisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Fillimisht rezidencë mbretërore e më pas perandorake, në vitin 1895 u bë rezidencë presidenciale, simbol i një pushteti njëkohësisht diskret dhe strategjik. Një vend i takimeve diplomatike ndërkombëtare, ku është mbajtur ndër të tjera edhe Konferenca e paqes për Kosovën në vitin 1999”, shkroi ambasada.
Konferenca e Rambujesë për Kosovën u mbajt në shkurt–mars 1999 dhe ishte përpjekja e fundit diplomatike para ndërhyrjes ushtarake të NATO’s për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë, e cila çoi në çlirimin e saj./Express/
🏰 E ndërtuar në shekullin XIV, Kështjella e Rambouillet🇫🇷 përfaqëson një vend të rëndësishëm të trashëgimisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.
— France au Kosovo 🇲🇫 (@FranceauKosovo) April 17, 2026
👑 Fillimisht rezidencë mbretërore e më pas perandorake, në vitin 1895 u bë rezidencë presidenciale, simbol i një pushteti njëkohësisht… https://t.co/CRXNelOOQ3
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...