Pritjet e SHBA nga Qeveria e re: Shpresojmë ta thellojmë partneritetin, kërkohen veprime për ta avancuar agjendën e përbashkët - Gazeta Express
string(83) "ambasada-e-shba-sekerkon-veprime-nga-qeveria-e-kosoves-per-thellim-te-partneritetit"

Lajme

Gazeta Express

30/12/2025 20:34

Pritjet e SHBA nga Qeveria e re: Shpresojmë ta thellojmë partneritetin, kërkohen veprime për ta avancuar agjendën e përbashkët

Lajme

Gazeta Express

30/12/2025 20:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shpreson që të thellojë  partneritetin me Qeverinë e Kosovës përfshirë  edhe rifillimin e dialogut strategjik por tha për RTV21 se kjo do të kërkojë veprime nga qeveria  për të avancuar agjendën e përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik.

“Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik, tha një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Dialogu strategjik me SHBA-së ishte pezulluar në shtator të këtij viti  për shkak të veprimeve të qeverisë  në detyrë që sipas ShBA-së  kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement